Zgjedhja e Presidentit, socialistët: 10 maj, seanca e parë e votimit

0
Zgjedhja e Presidentit, socialistët: 10 maj, seanca e parë e votimit
Gjigandi

Shumica socialiste i jep një javë kohë opozitës për t’u përgatitur në përfshirjen konsultative për Presidentin e ri.

Fillim maji do të jetë testi i parë i tentativës socialiste në zgjedhjen e presidentit me 84 vota, që socialistët nuk i kanë.

“Idea është që konferenca e kryetarëve të mbahet me datën 4 Maj. Unë do të propozoja që data 10 Maj të ishte mbajtja e raundit të parë të votimit për presidentin e ri të republikës. Ne do të shkojmë në fazën e parë për të diskutuar një kalendar dhe më pas per te diskutuar edhe një profil. Do ta quaja jo vetëm dobësi por edhe papërgjegjshmëri, vetëpërjashtimin e secilit prej grupeve parlamentare të opozitës nga procesi.”

Taulant Balla tregoi se zarfet me propozimet e deputetëve socialist janë hapur por duhet pritur ende në bërjen publike të preferencave të tyre.

“Patjetër janë hapur që në momenti e parë janë administruar sipas një norme të caktuar të rregullores të grupit parlamentar dhe ato janë aty për të formësuar shortlistat e profileve të ndryshme të cilat janë propozuar nga antarët e grupit tonë parlamentar.”

RonaTyra

I pari grupit parlamentar socialist edhe njëherë tjetër theksoi se përse Sali Berisha duhet ti rrijë larg këtij negociata presidenciale.

“Me Sali Berishën as nuk ka, as nuk do të ketë ndonjëherë negociata për asgjë. Për asgjë. Pra Sali Berisha për ne nuk ekziston. Dhe me diçka që nuk ekziston nuk ke ca negocion.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu