Zgjedhja e presidentit, Leskaj: Procesi fasadë i Ramës!

0
Zgjedhja e presidentit, Leskaj: Procesi fasadë i Ramës!
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka shkruar për zgjedhjen e presidentit të ri.

Leskaj tha se Rama përpiqet të imponojë një shoqëri, e cila nuk arrin të dallojë normalen nga jonormalja, realen nga imagjinarja, të vërteten nga gënjeshtra, të ligjshmen nga e paligjshmja.

Sipas tij, kryeministri, njëkohësisht Kryetari i Kuvendit, ministri, kryetari i gjyqësorit, kryetari i enteve, përzgjedhësi i “investitorëve strategjikë”, lideri, i cili “mposhti tërmetin dhe pandeminë”, lideri global me poture e atlete, sot përsëri tallet me shqiptarët, duke ndërtuar një realitet të gënjeshtërt e demagogjik.

Postimi i plotë:

Gjatë viteve të qeverisjes së sektit të tij, Rama përpiqet të imponojë një shoqëri, e cila nuk arrin të dallojë normalen nga jonormalja, realen nga imagjinarja, të vërteten nga gënjeshtra, të ligjshmen nga e paligjshmja.

RonaTyra

Kryeministri, njëkohësisht Kryetari i Kuvendit, ministri, kryetari i gjyqësorit, kryetari i enteve, përzgjedhësi i “investitorëve strategjikë”, lideri, i cili “mposhti tërmetin dhe pandeminë”, lideri global me poture e atlete, sot përsëri tallet me shqiptarët, duke ndërtuar një realitet të gënjeshtërt e demagogjik.

Edhe me farsën për zgjedhjen e presidentit, për të cilin “pyet” deputetët me zarfe të mbyllura dhe e-maile, në një kohë që gjithkush e di që president do emërojë atë që ai do vetë.

Rama nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë të zgjedhë presidentin!

Sepse numrat e tij në parlament nuk janë reale, janë rezultat i ndryshimit të kodit zgjedhor, i shkeljes së marrëveshjes së 5 majit.

Ky parlament është produkt i grabitjes së zgjedhjeve të 25 prillit nëpërmjet blerjes së votës, shantazhimeve të qytetarëve, sistemit të patronazhistëve, prokurimeve të ndryshme publike në dëm të Shqipërisë e shqiptarëve!

Kjo mazhorancë e dalë si rezultat i grabitjes dhe tjetërsimit të vullnetit të lirë të shqiptarëve nuk ka të drejtën ligjore, kushtetuese e morale dhe as tagrin të zgjedhë presidentin e ri!

Ndaj edhe opozita nuk duhet të bjerë pre e lojërave dhe makinacioneve të Ramës dhe sektit të tij dhe as duhet të hyjë në negociata e të legjitimojë me pjesëmarrjen e saj një proces të tillë qesharak dhe të rrezikshëm edhe të uzurpimit të institucionit të presidencës, proces, i cili në thelb, legjitimon blerjen dhe grabitjen e votës së shqiptarëve!

Opozita duhet të jetë e bashkuar dhe të tre grupet parlamentare të kundërshtojnë këtë proces, duke kërkuar ngritjen e komisionit hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prillit 2021, sipas raporteve të OSBE/ODHIR dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu