Zbulohet skandali, kreu i tatimeve fajdexhi! Dha 140 mijë paund me interes!

0
Zbulohet skandali, kreu i tatimeve fajdexhi! Dha 140 mijë paund me interes!
Gjigandi

Skandal me pasurinë e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi. Një ndër zyrtarët e lartë që ligji e ngarkon për të hetuar transaksionet e dyshimta, në deklaratën e pasurisë rezulton se ka dhënë 140 mijë paund me fajde për shoqëri biznesi përmes 4 transaksioneve në shkurtin e vitit 2019.

Po ashtu në deklaratën e pasurisë se Ceno Klosit zbulohet se si në mënyrë të shpejtë ka blerë tre apartamente me vlerë mbi 500 mijë euro në Tirane.

Pasuritë e zyrtarëve të Administratës shqiptarë flasin me shifra të frikshme. Deklarimet e pasurisë në ILDKPI zbulojnë se si janë fryrë në mënyrë të shpejtë xhepat e drejtorëve të Administratës, sesi ata blejnë apartamente me vlerë qindra mijëra euro në zona ekskluzive dhe ç’është më skandalozja, ata japin edhe para me fajde, një skemë e njohur kjo për të justifikuar blerjen e pasurive.

Drejtori i përgjithshëm i tatimeve Ceno Klosi i emëruar në tetor të 2021, një nga personat që ligji e ngarkon për të hetuar transaksionet e dyshimta, në deklaratën e pasurisë rezulton se ka dhënë 140 mijë paund me fajde për shoqëri biznesi përmes 4 transaksioneve në shkurtin e vitit 2019. Nuk dihet nëse është një apo disa kompani, apo nëse janë vendase apo të huaja, pasi për shkak konfidencialiteti emri është fshirë në deklaratë.

140 mijë paundët janë disbursuar pak ditë pasi vetë Ceno Klosi në 28 janar të 2019 duke paguar 100 paund është bërë aksioner themelues me 33% në një biznes në Angli, që nga emri “First bar limited” ne Blackwoob Close. West byfleet është një bar në periferinë e largët të Londrës, një zonë ku çmimet e apartamenteve janë mbi 1 milion paund.

RonaTyra

Në atë kohë Ceno Klosi ushtronte detyrën e drejtorit ekonomik dhe të financës në OSHEE, ndërkohë që dhënia me fajde është justifikuar si e ardhur nga kursimet familjare.

Në deklaratën e pasurisë se Ceno Klosit zbulohet se si në mënyrë të shpejtë janë blerë tre apartamente me vlerë mbi 500 mijë euro në Tiranë. Fillimisht drejtori i përgjithshëm i tatimeve rezulton se ka blerë në shtator të 2010 me kredi dhe kursime familjare një apartament prej 93,7 metrash katrorë me vlerë 6,8 milionë lekë. Por nëse një familjeje shqiptare me rroga të mesme nuk do t’i dilte e gjithë jeta në punë për të shlyer kredinë e shtëpisë, Ceno Klosi pas gjashtë vitesh, në tetor të 2016 ka blerë me kredi, një tjetër apartament prej 160 metrash katrorë në kryeqytet me vlerë 200 mijë euro. Oreksi vjen duke ngrënë thotë populli, dhe pas 5 vitesh Ceno Klosi blen një tjetër apartament në Tiranë me vlerë 280 mijë euro, nga të cilat 60 mijë euro vijnë nga kursimet dhe rreth 150 mijë euro janë marrë kredi. Nga përshkrimi i apartament kuptohet se është në një zonë luksi, pasi ka një sipërfaqe prej 154 metrash dhe plot 91 metra të tjerë janë verandë. Në deklaratë është pasqyruar edhe pasuria e bashkëshortes së Ceno Klosit me pozicion drejtorë sektori në një bankë të nivelit të dytë, e cila është pjesëtare në dy apartamente.

Ajo që bie në sy gjithashtu në deklarimin e pasurisë se drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve është krijimi i një pasurie prej gati 700 mijë eurosh brenda pak vitesh, tre kredi për blerje apartamentesh janë marrë nga 2010 deri në 2021, ndërkohë që me gjithë peshën e tyre të konsiderueshme Ceno Klosit nuk i kanë munguar kursimet e lëna veçmash, rreth 3,6 milionë lekë llogari bankare ose 30 mijë euro, dhe 140 mijë paund të tjerë të dhëna me fajde.

Bashkëshortja e tij rezulton po ashtu me një llogari kursimi prej rreth 100 mijë euro dhe argumentuar se është krijuar nga kursimet familjare. Me gjithë pasurinë e konsiderueshme drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve nuk ka një automjet në pasuri, ndërsa bashkëshortja ka deklaruar në 2021 një automjet “Benz” prodhim i vitit 2002. Duket se në këtë pikë Ceno Klosi e ka shfrytëzuar si duhet postin në OSHEE dhe tatime duke përdorur automjetet e administratës shtetërore./News24

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu