Talo Çela, personi që është shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit në vitin 2019 , është i dyshuari kryesor për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit, ngjarje kjo e ndodhur në 27 Prill të këtij viti.
Talo Çela është bërë i njohur si një nga autorët e vrasjes përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla,të arrestuar për ekzekutimin e Besmir dhe Viktor Haxhia.
Prokuroria kishte dyshime se dy viktimat kishin njohje me grupin e grabitësve të rinasit pasi në te telefonin e tyre u zbuluan mesazhet me Admir Murataj, kreun I grupit kriminal.
Dosja e vrasjes së dy vëllezërve Haxhia ndodhet tashmë në duart e Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë bashke me Talon jane shpallur ne kërkim edhe tre persona te tjere.
Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan më 27 prill brenda makinës së tyre, të llojit “Volkswagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre.
Për këtë ngjarje janë arrestuar Altin Ndocin 33 vjeç, dhe Klevis Alla 22 vjeç. Klevis Alla pas arrestimit e tij pranoi të ndërveproi me policinë, duke treguar bashkëpunëtorët , fshehjen e armëve dhe ngjarje të tjera kriminale.