Zbardhja e 21 janarit apo ‘show’ pragzgjedhor? Manja padit Berishën e Bashën në SPAK

0
Gjigandi

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës.

Në kallëzimin që e bërë nga Manja, Berisha Basha e Prendi akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese dhe shpërdorim detyre.

Kallëzimi

Por ajo çfarë ngrihet si pikëyetje është nëse PS do vërtet të zbardhet kjo ngjarje apo kjo është një show pragzgjedhor?

Sa herë që shënohet përvjetori i kësaj masakre, mazhoranca mundohet të justifikojë veten. Familjarët kanë 12 vite që presin drejtësi dhe çdo vit ndodh e njëjta gjë. Në vitin 2021, 2 vite më parë, dy ditë para përvjetorit, Policia e Tiranës kërkoi nga prokuroria që të bëhet ekspertiza për vrasjen e Aleks Nikës. Kanë kaluar 2 vite dhe policia shkencore nuk ka arritur në asnjë përfundim. Ndërkohë pak ditë më parë dolën detaje e komunikimeve me radio nga Garda, ku kreu i saj Ndreu Prendi ka dhënë urdhër që ushtarët të qëllonin. Kjo duket se është shfrytëzuar nga PS. Por mbetet të shihet sa seriozisht e ka mazhoranca, pasi duket sikur edhe ata nuk e duan të zbardhet kjo ngjare. Protestuesit i mblodhi mazhoranca dhe nëse hetimet thellohen mund të ketë surpriza. Nga ana tjetër duket më shumë si heqje përgjegjësie nga vetja, pasi topi tani i ngec prokurorisë.

Ministri i Drejtësisë u shpreh ditën e sotme se do të çonte në SPAK Sali Berishën, kyeminsitrin e atëhershëm për vrasjet e 21 janarit. Megjithatë nuk dihet nëse kjo është një goditje për fushatë elektorale apo realisht kryeministri të ketë dhënë udhrër për “zjarr” ndaj qytetarëve.

RonaTyra

Manja deklaroi se zbulimi i autenticitetit të provës nuk është detyrë e organit që drejton, por e SPAK-ut. Më tej ai e quajti jusftikimin e vrasjeve të 21 janarit një krim tjetër kundër drejtësisë.

“SPAK duhet t’i japë përgjigje familjarëve fillimisht por edhe të gjitha shqitarëve se ccfarë ndodhi më 21 janar 2011.  Berisha, çdo ditë për 12 vite me radhe, edhe sot ka deklaruar se protestuesit në Bulevard i vrau garda e republikës e cila sipas tij mbrojti Kryeministrinë.  Prokuroria të zbardhë përfundimisht të vërtetën. 21 janari nuk ishte një krim i rëndomtë por vrasje të pastra shtetërore. U vranë 4 qytetarë në kohën kur protesta ishte drejt përfundimit.

Tashmë ka një provë të re që duhet ta hapë 21 janarin. Edhe drejtësia që pretendohet se është bërë për 21 janarin, me vrasje nga pakujdesia. Ato  vrasje nuk mund të jenë kurrsesi vrasje nga pakujdesia nëse pranohet fakti se ka pasur komunikime nga ‘grupi i zjarrit’, kjo mbetet krim shtetëror dhe ngjarje për ta hetuar”, tha Manja.

Ndërkohë edhe kreu i PD, Sali Berisha më herët gjatë ditës së sotme i cilësoi provat një sajesë të Ardi Veliut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu