Zbardhen detaje të reja nga vrasja 15-vjeçarit në Gramsh (Video)

0
Gjigandi

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një nxënës, 15 vjeçar në Gramsh. Fatjon Bici u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij Marko Liçi.

Një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku pas sherrit ka mbetur viktimë Fatjon Bici, i cili ka marrë goditje në gjoks dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

I plagosuri sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja me një të viktimë e një të plagosur ka ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve.

RonaTyra

Uniformat blu, sapo janë sinjalizuar për këtë ngjarje të rëndë, kanë shkuar në vendngjarje. Pas ndjekjes nga policia janë shoqëruar në Komisariat 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) i përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve.

DETAJET e reja nga vrasja e Bicit në Gramsh, të miturin e vranë

Biçaku ne vendin e ngjarjes
DETAJET e reja nga vrasja e Bicit në Gramsh, të miturin e vranë

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu