Pas marrëveshjes që ka lejuar Mkthitaryan të qëndrojë te Roma, Arsenal-i duhet të heqë dorë nga negociatat për të siguruar Justin Kluivert.
Gjatë negociatave të zhvilluara për armenin, Topçinjtë kanë folur edhe për holandezin, i cili ka bllokuar gjithçka që në fillim sepse nuk ka dëshirë të transferohet në Premier League.
Sulmuesi i krahut ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Olimpico edhe pse klubi e ka nxjerrë në shitje. Lajmi është dhënë nga Daily Mail.