Seriali ‘The Last Dance’ ka zbuluar detaje që mund të mos i kemi ditur lidhur me Michael Jordan, duke shpërfaqur madhështinë e tij.
Mentaliteti fitues për të cilin flitet në atë serial ka nxitur shumë reagime lidhur me ikonën e Chicago Bulls.
Këtë serial e ka parë edhe Jesse Lingard. Madje, ai ka gjetur ngjashmëri mes Jordan dhe ish shokut të skuadrës, Zlatan Ibrahimoviç.
“Ishte inspiruese të shihja etikën e punës së Jordan për t’i bërë shokët e skuadrës më të mirë dhe në fund iu shpagua. Ishte vërtetë inspiruese”, ka thënë Lingard.
“Ai (Ibrahimoviç) kishte këtë mentalitet fituesi; ai kishte luajtur me skuadra të mëdha më parë dhe kishte mentalitetin e fituesit. Ai erdhi te Man Utd dhe tha se donte trofe”, ka shtuar anglezi, duke ndërlidhur Jordan me Ibrahimovic.
Përkundër kësaj, Ibrahimoviç nuk arriti të fitonte një Premierligë me Man Utd.