Luke Evans ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë.
Ylli i filmit është njohur me Fran Tomas, një dizajner grafik, me të cilin u takua gjatë kohës sa ndodhej në Australi, shkruan
The Sun
.
Çifti kanë një lidhje të qetë prej një viti dhe së fundmi kanë qenë në pushime dimërore për ski me miqtë e shoubizit, Phillip Schofield dhe Kelly Hoppen në Francë.
Një mik i afërt me aktorin e “The Beauty & The Beast” tha: “Çifti ka qenë forca në fuqi dhe në heshtje kanë udhëtuar në të gjithë botën së bashku”.
“Ata janë të një mendjeje, me të vërtetë e kapin sensin e humorit të njëri-tjetrit dhe e komplimentojnë mirë njëri-tjetrin”, tregoi burimi.
Luke i lindur në Uells u nda nga ish-i dashuri Rafael Olarra dy vjet më parë.
I pyetur vitin e kaluar nëse do të donte të bëhej baba, Luke tha: “Do, po, do të doja të isha”.
“E kam menduar shumë herë dhe me kalimin e moshës po mendoj se ndoshta duhet të vazhdoj dhe ta bëj. Nuk dua të bëhem baba i vjetër. por do të doja të bëhesha baba”, u shpreh ai.
“Ka shumë kënaqësi për të përcjellë përvojat tuaja dhe për të rritur një qenie njerëzore të fortë, mendje hapur, të sjellshme dhe të respektueshme, e cila mund të dalë në botë dhe të bëjë diçka të mirë”, u shpreh aktori me famë botërore.
/abc24.al/