Karateisti i talentuar, Yll Mahalla, në kategorinë -31 kg, nuk ka të ndalur me sukseset e tij.
Pas vendit të dytë në “Grand Prix” në Kroaci, tani ka arritur të bëhet kampion në “Ulqini Open 2022”.
Ylli tregoi formë të jashtëzakonshme në arenë, duke demoluar një nga një rivalët.
Ai është i lumtur edhe për titullin e radhës, duke synuar që një ditë të jetë kampion i Evropës dhe i Botës, të e ndjek rrugën e Fehmi Mahallës, i cili në vitin 2004 u bë kampion i Evropës në Tenerife të Spanjës.
Kryetari i KK Kastriotit të Ferizajt, Halil Mahalla, tha se është edhe një suksesi si fryt i punës që bëhet në këtë kolektiv në krye me trajnerin Gani Mahalla.