Xiaomi dhe Leica në korrik prezantojnë telefonin e ri të mençur

0
9
Gjigandi

Pas partneritetit me Sharp  dhe Huawei, kompania Leica po bashkëpunon me Xiaomi me të cilin në korrik do të prezantojë telefonin e ri të mençur.

Pas thashethemeve, Xiaomi edhe zyrtarisht ka konfirmuar “bashkëpunimin afatgjatë strategjik” me kompaninë Leica, me të cilën zhvilloi telefonin e ri të mençur, ku kjo pajisje do të prezantohet në korrik.

Ky është bashkëpunimi më i ri me prodhuesin gjerman të kamerave, pasi më herët ka bashkëpunuar me Sharp, Huawei dhe Panasonic.

Xiaomi nuk është prodhuesi i parë kinez i telefonave, që do të përdorë teknologjinë e markës së njohur botërore që prodhon kamera.

Në fund të vitit 2020, kompania Vivo ndoqi hapat e Sony dhe Nokia duke bashkuar forcat me kompaninë Zeiss, e rezultatet e këtij bashkëpunimi sollën X80. Kompania Oppo dhe OnePlus gjithashtu bashkëpunuan me Hasselblade, e fryt i këtij bashkëpunimi ishin Find X5 dhe OnePlus 10 Pro.

Xiaomim nuk ka zbuluar shumë detaje për telefonin e ardhshëm, por besohet se do ta vë në funksion procesori i ri Snapdragon 8+ Gen 1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu