Pas partneritetit me Sharp dhe Huawei, kompania Leica po bashkëpunon me Xiaomi me të cilin në korrik do të prezantojë telefonin e ri të mençur.
Pas thashethemeve, Xiaomi edhe zyrtarisht ka konfirmuar “bashkëpunimin afatgjatë strategjik” me kompaninë Leica, me të cilën zhvilloi telefonin e ri të mençur, ku kjo pajisje do të prezantohet në korrik.
Ky është bashkëpunimi më i ri me prodhuesin gjerman të kamerave, pasi më herët ka bashkëpunuar me Sharp, Huawei dhe Panasonic.
Xiaomi nuk është prodhuesi i parë kinez i telefonave, që do të përdorë teknologjinë e markës së njohur botërore që prodhon kamera.
Në fund të vitit 2020, kompania Vivo ndoqi hapat e Sony dhe Nokia duke bashkuar forcat me kompaninë Zeiss, e rezultatet e këtij bashkëpunimi sollën X80. Kompania Oppo dhe OnePlus gjithashtu bashkëpunuan me Hasselblade, e fryt i këtij bashkëpunimi ishin Find X5 dhe OnePlus 10 Pro.
Xiaomim nuk ka zbuluar shumë detaje për telefonin e ardhshëm, por besohet se do ta vë në funksion procesori i ri Snapdragon 8+ Gen 1.