Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj prej ditësh ka nisur pushimet në Amerikë bashkë me familjen e saj, bashkëshortin Bes Kallaku dhe vajzën Ajka.
Duke vizatuar destinacione të ndryshme, këtë herë ajo ka sjell imazhe atraktive nga Bahamas.
Xhensila u shfaq mahnitëse e veshur në të bardha, dukje të cilën e përshtati me një çantë plazhi nga marka “Dior”.
Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram
Për të kompletuar pamje me shumë stil, ajo vendosi aksesor, një kapele po ashtu të bardhë dhe makijazh të theksuar.
Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram
“Bardhësi”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e imazheve, ndërsa mori komplimente të shumta nga fansat.
Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram
Ndërkohë, përveç pushimeve Xhensila dhe Besi do të jenë të angazhuar edhe me disa koncerte në qytetet të ndryshme të Amerikës.
Krahas kësaj, këngëtarja nga Shqipëria mbetet aktive edhe me projekte muzikore, kënga e fundit është “Mëkati jem”, në bashkëpunim me Majk dhe Getoar Selimin. /
abc24.al/