Xhaçka: Shqipëria dënon ashpër sulmin barbar në Izrael

0
Xhaçka: Shqipëria dënon ashpër sulmin barbar në Izrael
Gjigandi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka dënuar sot sulmin sulmin “terrorist” në Izrael, ku pesë persona humbën jetën dje në mbrëmje vonë nga të shtënat në qytetin Bnei Brak, pranë Tel Avivit.

Xhaçka reagoi në një postim në Twitter duke theksuar se “Shqipëria dënon ashpër sulmin barbar në Izrael”.

“Ne qëndrojmë pranë Izraelit kundër këtyre sulmeve të tmerrshme terroriste. Vrasja e njerëzve të pafajshëm nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave”, tha Xhaçka.

“Ne inkurajojmë dhe mbështesim çdo hap drejt një procesi gjithëpërfshirës paqeje në Lindjen e Mesme”, nënvizoi ministrja Xhaçka.

Pesë persona humbën jetën dje në mbrëmje vonë nga të shtënat në qytetin izraelit Bnei Brak. Në incidentin e tretë të këtij lloji brenda një jave, një person hapi zjarr mbi kalimtarët.

RonaTyra

Sulmuesi u qëllua më pas nga policia. Autori ishte një palestinez nga Bregu Perëndimor, i pushtuar prej izraelitëve, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

/abc24.al/

1/2 Albania 🇦🇱 strongly condemns the barbaric attack in #Israel. We stand by 🇮🇱 against these heinous terror attacks. Killing innocent people can never be the answer. Our thoughts & prayers go to the families of the victims.

– Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) March 30, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu