Will Smith i kërkon falje Chris Rockut pas goditjes me shuplakë në ceremoninë e ndarjes së çmimev…

0
Will Smith i kërkon falje Chris Rockut pas goditjes me shuplakë në ceremoninë e ndarjes së çmimev…
Gjigandi

Will Smith ka kërkuar falje për goditjen me shuplakë Chris Rock në ceremoninë e “Oscars” të së dielës mbrëma (27 mars), duke thënë se sjellja e tij ishte ‘e papranueshme dhe e pafalshme’ dhe se ndihet ‘i turpëruar’.

53-vjeçari në një postim në Instagram ka shkruar se është ‘turpëruar’ nga veprimet e tij, të cilat tronditën të pranishmit, producentët dhe shikuesit e ceremonisë.

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese”, shkroi ai.

Foto: Getty Images

RonaTyra

“Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurriz timin janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jadës ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht”, tha tutje ylli i filmit.

“Dëshiroj të kërkoj falje publike ty, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie”, shkroi Will.

Foto: Chris Pizzello/AP

Smith më pas vazhdoi t’u kërkoi falje organizatorëve dhe producentëve të shfaqjes, shkruan
Aktori gjithashtu kërkoi falje për familjen e Venusit dhe Serena Williams.

Foto: Getty Images

Menjëherë pasi goditi Rock-un, Smith fitoi çmimin për aktorin më të mirë për portretizimin e babait të tyre Richard – por historia e familjes së tyre u la në hije nga sulmi i Smith.

Richard Williams – të cilin fituesi i Oskarit e portretizon në Mbretin Richard – tha pas sulmit se ai dënon dhunën.

“Dëshiroj t’i kërkoj falje familjes Williams dhe familjes sime të mbretit Richard. Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur atë që ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne. Unë jam një punë në progres. Sinqerisht, Will”, përfundoi fjalën e tij Smith.

Kërkim falja e tij erdhi pasi grupi që shpërndau çmimet “Oscars” të hënën (28 mars) dënoi veprimet e Smith dhe tha se kishte filluar një rishikim zyrtar të incidentit që hodhi hije mbi nderimet e filmit.

Smith u ngjit në skenë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv dhe goditi Rock në fytyrë pasi komediani bëri një shaka që kishte të bënte me bashkëshorten e tij.

Rock në anën tjetër nuk i është përgjigjur faljes së Smithit, apo nuk ka komentuar incidentin e së dielës mbrëma. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu