Vrasja e shqiptares, Nevila Pjetri dhe transgjinores, Carlo Camilla Bertolotti bëri bujë në Qershor të këtij viti. Ndërkohë që ditën e sotme mësohet se autori i dyshuar është arratisur nga burgu.
Mediat italiane raportojnë se Daniele Bedini arriti të dalë nga burgu i Cuneos, por u kap 30 minuta më pas teksa po hipte në tren për të udhëtuar drejt Torinos. 32-vjeçari kishte arritur që të arratisej nga një prej burgjeve më të rëndësishme të sigurisë maksimale në Itali atë të Cuneos, ku ka të burgosur nën regjimin 41 bis.
Por kjo nuk është hera e parë që Bedini tenton arratisjen nga qelitë. 32-vjeçari tentoi të shpëtonte nga qelitë edhe disa javë më parë teksa ndodhej në burgun e Spezias, Villa Andreino.
Ai u arrestua nga karabinierët më 7 qershor për shkak se është i dyshuar për vrasjen e prositutës Nevila Pjetri dhe trangjsinores ‘Camilla’ Carlo Bertolotti.
Arratisja nga burgu i sigurisë së lartë ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 12.40 por nuk dihet ende se si ka mundur të largohet.
Policia u vendos në kërkim të tij dhe karabinierët me rroba civile e kapën në stacionin e trenit rreth orës 14:20. Ata filluan të kontrollonin të gjithë pasagjerët, derisa mbërritën te 32-vjeçari, i cili pa u menduar dy herë deklaroi identitet të rremë, por u identifikua dhe i vendos sërish në pranga.
Më pas 32-vjeçari u dërgua sërish në izolim. Ndërsa nuk dihet se si marangozi nga Carrara u arratis nga burgu i sigurisë së lartë.