Vrau mikun e tij pas sherrit, dorëzohet në Gjykatë dosja e Leonard Bashaliut

0
Gjigandi

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Rrethit çështja penale në ngarkim të të pandehurit Leonard Bashaliu, i akuzuar për vrasjen e Ylber Xhahysës, një vit më parë.

Bashaliu është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes dhe është hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Leonard Bashaliu akuzohet për  veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Si ndodhi vrasja e Ylber Xhahysës?

Prej vitesh ishin në konflikt për gërvishtjen e makinës. Ylber Xhahysa i kishte gërvishtur makinën Leonard Bashaliut. Kjo gjë nuk ishte harruar nga dy banorët e fshatit Gjocaj të Peqinit, të cilët debatonin gjithmonë për ngjarjen banale. Ylber Xhahysa u ekzekutua mëngjesin e 8 qershorit 2021 në një lokal të fshatit. 44-vjecari nis të konfliktohej me Leonard Bashaliun. U përplasën për disa minuta me karrige. Pas kësaj, 36 vjeçari nxori armën dhe qëlloi 4 herë. Xhahysa u dërgua nga banorët e fshatit në spital, por humbi jetën disa minuta pasi mbërriti.

RonaTyra

Njoftimi i Policisë:

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se më datë 06.06.2022 kanë përfunduar hetimet dhe është dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan cështja penale në ngarkim të të pandehurit Leonard Bashaliu, i akuzuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga nenet 78/1, 274 dhe 278/1 të K.Penal.

 

Kjo cështje penale i përket ngjarjes së datës 08.06.2021 ku në fshatin Gjocaj të Peqinit, i pandehuri Leonard Bashaliu, vrau me armë zjarri viktimën Ylber Xhahysa, dtl.16.03.1977.

 

I pandehuri Leonard Bashaliu është arrestuar nga policia gjyqësore e DVP Elbasan menjëherë pas ngjarjes dhe është hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

 

Hetimet për këtë procedim penal u kryen në bashkëpunim me DVP Elbasan.

Prokurori i cështjes është Z.Petref Asllani”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu