Vrau me thikë bashkëjetuesen, Ramiz Mici nuk shfaq pendesë për krimin

0
42
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë u shënua dy ditë më parë në Elbasan, ku shtetasi Ramis Mici qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi.

Lidhur me ngjarjen Mici ka dalë këtë të hënë para prokurorit ku ka rrëfyer mbi krimin e kryer.

Burime për median bëjnë me dije se Mici nuk ka shprehur pendesë për krimin e kryer, si dhe para policisë ka dhënë shpjegime të qarta mbi motivet. Jetlira Elezi, 37-vjeç u godit për vdekje nga bashkëjetuesi i saj e cila do të largohej nga banesa mëngjesin e së shtunës. Elezi la pas dy fëmije nga martesa e mëparshme. Viktima ishte dhunuar edhe me herët nga bashkëjetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu