Vrau me sqepar burrin me pretendimin se “i kishte nxirrë jetën”, ja me me sa vite burg u dënua Drane Deda.

0
Gjigandi

Gjykata e Kurbinit ka dhënë dënimin për Drane Dedën, e cila dy vite më parë vrau me sqepar bashkëshortin e saj.

Mësohet se, Gjykata e ka dënuar Dedën me 21 vite burg, dënim i cili në bazë të gjykimit të shkurtuar do t’i zbresë në 14 vite vuajtje dënimi.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në datën 6 Nëntor të 2020-tës, ku nëna e 10 fëmijëve, 60-vjeçarja Deda, goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç për të cilin u shpreh se “i kishte nxirë jetën”.

Burime për median bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshorteve kanë qenë të vetëm në banese ku dhe dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan. Çifti i bashkëshorteve me origjinë nga Mirdita kishin patur konflikte të vazhdueshme, pasi burri ishte përdorues alkooli.

Menjëhere pasi ka kryer aktin e rëndë 60-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici, duke shfaqur pendesë për krimin të cilin deklaroj se e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu