Vrau me pistoletë Klodian Rashën, Gjykata e Apelit dënon me 18 vite burg ish-policin

0
Gjigandi

Gjykata e Apeli ka lënë në fuqi vendimin për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës.

Ndërsa me gjykim të shkurtuar Haradinaj përfiton dënimin me 12 vite burg.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45 të datës 8 dhjetor 2020, në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku një patrullë policie përpiqet të ndalojë një të ri 25-vjeçar, pasi po kryente veprime të dyshimta si dhe kishte shkelur Aktin Normativ për ndalimin e lëvizjes pas orës 22:00 për shkak të pandemisë së COVID-19.

I riu, Klodian Rasha, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u largua me vrap. Polcia u vu në ndjekje të tij dhe më pas në një moment oficeri i policisë Nevaldo Hajdaraj e qëlloi të riun me dy plumba, një në shpatull dhe një në kokë, duke e plagosur rëndë. Klodiani më pas ndërroi jetë në spital. Sipas oficerit të policisë, Klodiani i drejtoi policisë një send të fortë, në dukje armë dhe në mungesë të ndriçimit të mjaftueshëm, ai e qëlloi.Disa orë më vonë, rreth 100 m larg vendit të ngjarjes, policia gjeti një armë, për të cilën dyshoi se i përkiste viktimës, por nga hetimet doli që nuk i përkiste Rashës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu