Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Klajdi Shundin, i cili dy vite më parë vrau kunatën në natën e ndërrimit të viteve.
Në vendimin e saj gjykata ka vendosur 20 vite burg për Shundin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, 2021 në një banesë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Viktima dhe autori u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas Shundi e qëlloi kunatin Vladimir Zvezhda.
Ky i fundit, edhe përse u dërgua menjëherë në spital nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra.