Vrasja misterioze e Martin Çeços, flet vajza që u përfol si “mollë sherri” për krimin

0
Gjigandi

 

Tina Pajollari ka reaguar sërish me krimin e ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit.

Tina Pajollari, vajza që u përfol si “mollë sherri” për krimin, ka duke rrëfyer të gjithë historinë. Aktualisht në qeli për vrasjen e Martin Çeços 26 vjeç po mbahen 3 persona; Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo. Nga policia dhe prokuroria u tha në fillim se Valter Mollaj është i dyshuari kryesor për vrasjen dhe se krimin mendohet që ta ketë kryer për shkak të xhelozisë pasi ka pasur lidhje intime jashtëmartesore me Tina Pajollarin.

Por çfarë thotë kjo e fundit?

Tina Pajollari i tregon të gjitha. Si ra në kontakt me Martin Çeçon? Çfarë e lidh atë me Valter Mollaj? A janë të vërteta dyshimet që ka patur lidhje intime me Valter Mollajn? Çfarë i shkruante i ndjeri Martin Çeço në Facebook? Përse herën e parë kur u mor në pyetje nga hetuesit deklaroi se Martin Çeçon e vrau Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo?

RonaTyra

Ke pranuar të japësh një intervistë të dytë për çfarë ka ndodhur për një ngjarje që tashmë është bërë shumë e njohur për opinionin publik, një ngjarje tragjike. Martin Çeço nga Kolaneci ka humbur jetën dhe jeni personi i cili jeni përmendur nga policia, nga prokuroria në materialet hetimore për këtë çështje, person i cili thuhet që jeni personi i fundit që keni kontaktuar me Martinin. Në ç’rrethana e njihni ju Martin Çeçon?

Tina Pajollari: Më kishte çuar ftesë, e pashë, nuk e njihja, nuk desha ta pranoja. Pas 2 ditësh më kishte shkruar jashtë Facebookut “Të dua”, “çkemi”, “si je”, “e kam seriozisht”. Unë e pashë, nuk ktheva, i lashë ashtu përsëri. As kam folur, as e njihja./uniko

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu