Vrasja me sharrë elektrike e sipërmarrësit/ Arrestohet asistenti personal

0
Gjigandi

Një asistent zyre është arrestuar si i dyshuar për vrasjen makabre të një sipërmarrësi milioner, siç supozohet, për një debat për vjedhjen e $100,000.

Policia ka arrestuar dje 21-vjeçarin Tyrese Devon Haspil, në New York City pas zbulimit të trupit të copëtuar të Fahim Saleh, kreut të aplikacioneve të udhëtimit Pathao e Gokada.
33 vjeçari Saleh u gjet me trupin e copëtuar nga një sharrë elektrike, në apartamentin e tij luksoz në një zonë të pasur në Manhattan.
Trungu i gjymtuar dhe pa kokë i Saleh i gjet nga motra e tij, që erdhi teksa vrasësi po largohej nga një shkallë emergjence.
Autoritetet thonë se vrasja ishte e motivuar financiarisht pas raportimeve se asistenti i detyrohej eprorit $100,000 që kishte vjedhur prej tij.
Mediat vendore raportonin se Haspil kishte pranuar të kthente paratë dhe kishte caktuar një plan për ripagimin e parave, pasi Saleh kishte vendosur të mos e denonconte.
Policia tha se Haspil kishte përdorur kartën e tij të kreditit për të blerë sharrën elektrike dhe pajisje pastrimi, si dhe biletat e udhëtimit drejt dhe kthim, nga skena e krimit.
Detektivi Rodney Harrison i policisë së New York tha se ” Haspil ishte asistenti personal i Saleh dhe trajtonte financat e çështjet e tij personale.”
“Besohet se ai i detyrohej viktimës një sasi të konsiderueshme parash.”
Mjekët ligjorë thanë se viktima kishte vdekur prej goditjeve me thikë në kurriz e në gjoks. Ndërsa trupi ishte prerë me sharrë elektrike, e cila ishte ende në prizë pas vrasjes.
Autoritetet shtonin: “Duket se ai e dinte mirë çfarë bënte. Ne besojmë se ai do të hiqte qafe pjesët trupore dhe do ta pastronte skenën për ta bërë të dukej sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Vrasësi besohet se është larguar kur motra e Saleh hyri në apartament dhe zbuloi skenën e tmerrit.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu