Vrasja e Ramazanit dhe Runajt/ Erion Alibej refuzon të dëshmojë në GJKKO: Do flas në një moment të dytë

0
Gjigandi

Erion Alibej i cili akuzohet si urdhërues i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ka refuzuar të dëshmoje para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar. Ditën e sotme, u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me Runajn, i cili u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në vitin 2020.

Alibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, por u shpreh: “Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”

Të njëjtin qëndrim ai ka mbajtur edhe disa muaj më parë, por sipas Alibej ‘halli familjar sapo i kishte ndodhur’. Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori. Ai do të ketë mundësinë të dëshmojë në një moment tjetër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu