Vrasja e Martin Çeços mbetet përsëri një mister që ngre shumë pikëpyetje.
Nevzat Çeço babai i viktimës nxjerr një emër të ri në dritë i cili është Xhoni Potka, ish-burri i motrës së Tinës me të cili janë takuar në byrektore bashkë me Martinin, të cilit i kishte premtuar se do t’i bënte Tinën për nuse mblesë kjo që i kishte kushtuar 250.000 lekë të rinj (pagesë për mblesëtarët).
Kjo mendohet edhe të jetë pikënisja e gjithçkaje kur një tentativë për fejesë nëpërmjet mblesëtarëve të lartpërmendur lidhi dhe komunikimin ndërmjet të rinjve në telefon fakt që bëri xheloz Valter Mollajn, i cili planifikoi vrasjen e 26-vjeçarit.
Në rrëfimin e tij për mediat Nevzati tregon detaje nga takimi me Xhonin deri tek komunikimi i të birit me Tinën.
Nevzat Çeço përmend edhe një emër tjetër që sipas tij edhe ky do të hynte mblesë për të bijën por hoqi dorë edhe pse i kishte marrë para.
Teksa i përmendet Tina dhe implikimi i saj në vrasjen e të birit Çeço thotë se Martinit i erdhi një telefonatë nga dikush i panjohur që e ka nxjerrë Martinin jashtë por që nuk kishte dijeni kush fshihej pas asaj telefonate misterioze, e vetmja gjë që dinte ishte se telefonata kishte zë gruaje.
Ndër të tjera ai shton se kishte dalë nga banesa të kontrollonte të birin(qan).
Martin Çeço është larguar nga banesa mbrëmjen e datës 12 Qershor 2022, rreth orës 22:00 dhe i raportuar i humbur në polici në datën 15 Qershor 2022 nga motra e tij.banaiu
Nga informacione dhe deklarime bëhet e ditur se ky shtetas u ekzekutua nga Valter Mollaj banues në Fshatin Marjan, i cili paraprakisht thuhej se kishte dalë nga banesa për t’ju drejtuar fshatit Kolanec me mjetin e tij tip fuoristradë, së bashku me kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe bariun e punësuar Benti Angjo.
Dyshohet se lidhja jashtëmartesore e Valter Mollajt me Martina Pajollarin është shkak për vrasjen e 26 vjeçarit.
Sipas deklarimeve të bariut Blenti Angjo, Valteri kishte njoftuar kushëririn e tij Edlir Mollaj dhe kishte marrë nga gjumi bariun Blenti Angjo për të kryer vrasjen.
Vrasja ndodhi në rezervuarin e Kolanecit 4 km larg fshatit në një terren të vështirë malor.
Sa i përket personazhit të Martina Pajollarit e cila u arrestua nga policia si e implikuar në vrasjen e të riut, ajo ka deklaruar fakte të ndryshme para organeve gjatë 5 muajve, deri në momentin që konfirmoj dhe prezencën e saj në vendngjarje në momentin që ka ndodhur krimi. Gjithashtu ajo ka dhënë dhe detaje të ngjarjes që ka ndodhur./news24