Mbetet në burg atentatori i Billës/ Caktohet masa për Sebastiano Malin

0
Gjigandi

Gjykata penale e Tiranës, dha masën e sigurisë arrest në burg, për Sebastian Malin, 22 vjeçarin e arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, ngjarje që ndodhi në datën 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit.

22 vjeçari Mali, gjatë seancës ka mohuar që ai të ketë qenë i përfshirë në vrasje, ndërsa nuk ka mohuar faktin që ai ka qenë pranë vendit të ngjarjes me alibinë që do të takonte të dashurën pranë qendrës tregtare ku ndodhi edhe ekzekutimi i Billës.
Ndërkaq, i arrestuar është edhe daja i tij, Viktor Marku, si një nga të dyshuarit kryesor për këtë vrasje, i cili pritet të dal përpara trupës gjykuese në fillim të javës.
Sebastian Mali duke përdorur një kartë klienti, mbërriti në një pikë servisi në Laprakë, tre orë para vrasjes së Hekuran Billës dhe iu ka kërkuar atyre një makinë.
Ai iu lut punonjësit të servisit që të parkonte makinën e tij “Smart” në servis dhe të merrte me vete një makinë “Nissan Micra” që më vonë shfaqet në një radhë kamerash sigurie teksa i paraprin makinës së vrasësve.
Pikërisht me këtë “Nissan Micra” u shoqërua automjeti që më pas u gjet i djegur mbas krimit në fshatin Pezë. Sebastian Mali e mori mjetin në orën 20 e 30 minuta të datës 11 qershor, me justifikimin se do të takonte të dashurën. Ai u rikthye në 23:00 për të marrë më pas makinën e tij që kishte parkuar në servis.
Por edhe makina “Smart” nuk ishte në pronë të të riut, pasi ishte marrë me qira në Shkodër. Hetimet zbuluan se Viktor Marku e mori me qira “Smart-in” më dy mijë lekë dita dhe pas krimit motra e tij u paraqit dhe pagoi detyrimin përkatës.
Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se Viktor Marku ka dalë nga Shqipëria në datën 19 janar thonë burime të prokurorisë, që saktësojnë se pavarësisht kësaj alibie një dëshmitar në Shkodër i rrëfeu policisë se mjetin “Smart” ja kishte dhënë Viktor Markut, që është vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Hekuran Billa në Britaninë e Madhe në vitin 2006. /Andi Bora/

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu