Vranë vajzën pasi nuk pranoi fejesën, dënohen me 50 vite burg Faik dhe Shkëlzen Buçi

0
Gjigandi

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 50 vite burg për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buçi të cilët  vranë vajzën  23-vjeçare Eglantina Buci.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në vitin 2012 në Malin me Gropa dhe u zbardh vetëm pas rrëfimit të një dëshmitari, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë në vitin 2020.

Hetimi tregoi se Eglantina në atë kohë 23 vjeç u mor në makinë nga i vëllai Shkëlzeni, siç thotë Prokuroria, me kërkesë të babait Faik Buci dhe u ekzekutua me armë zjarri në Malin me Gropa, ku edhe iu fsheh trupi.

Prokuroria doli në konkluzionin se shkak për vrasjen ishte bërë mospranimi nga e reja të për t’u fejuar me djalin e zgjedhur nga i ati dhe largimi nga banesa. Dy të pandehurit kanë mohuar vazhdimisht akuzat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu