Vranë dhe hodhën në kanal Indrit Ndojën, gjykata lë në burg dy vëllezërit Miri

0
Gjigandi

Të enjten e shkuar, pa shenja jete, u gjet në një kanal në Fushë Krujë, Indrit Ndoj. 34-vjeçari u gjet nga familjarët e tij dhe në këmbë kishte një plagë të shkaktuar nga kaçavida.

Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje janë vëllezërit Landi dhe Sajmir Miri, të cilët gjykata vendosi t’i lërë në burg.

Në gjykatë ata kanë mohuar krimin dhe të gjitha akuzat, ndërsa dy ditë më parë kanë pranuar para hetuesve se ata e goditën me kaçavidë.

Vëllezërit Miri deklaruan se nuk kanë pasur për qëllim ta vrisnin fqinjin e tyre por situata u kishte dalë nga kontrolli pasi Ndoj i kishte sulmuar fizikisht.

“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithçka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdijshëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për t’u mbrojtur e qëllova. Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kaçavida kishte prekur damarin kryesor (arterien femorale) . Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dinim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”, mësohet të kenë deklaruar ndër të tjera vëllezërit Miri para hetuesve të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu