Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka bërë me dije se deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime në rang vendi ka qenë 31950 anëtarë.
Sipas këtij komisioni Procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit dhe ftohen të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit”, njofton Rithemelimi.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton që pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 15.00, sipas qarqeve, pasqyrohet në tabelën bashkëngjitur.
Procesi po vijon i qetë në të gjitha Qendrat e Votimit. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit.”