Vlorë/Babë e bir u plagosën nga dhëndri, 30-vjeçari niset drejt Tiranës, i ati në reanimacion

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku babë e bir mbetën të plagosur rëndë me thikë nga dhëndri i tyre.

Duket se një konflikt i çastit fillimisht me 30-vjeçarin Albion Braushi ka bërë që dhëndri të nxirrte thikën, duke e goditur rreth 10 herë. Më pas në konflikt është përfshirë edhe babai i Albionin, 60-vjeçari Xhevdet Braushi, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur disa herë në bark, gjoks dhe këmbë.

I riu është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Tiranës, pasi gjendja e tij paraqitet tepër e rëndë.

Ndërkohë babai i tij mbetet në reanimacion në Vlorë, por gjendja e tij ende nuk cilësohet si jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori është vënë në pranga disa orë pas ngjarjes së rëndë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu