Vjedhja e 500 mijë eurove nga pastruesja dhe djali i saj/ Përgjimi në paraburgim zbulon vendndodhjen e parave

0
Gjigandi

Përgjimet në paraburgim mes Rozeta Dobit dhe Havier Dobit, dy të dyshuarve për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove në disa shtëpi, kanë nxjerrë zbuluar nënë e bir. Ata u arrestuan për shumën e grabitur 120 mijë euro në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, por të dy janë përgjuar teksa flisnin me njëri-tjetrin edhe për vlera të tjera parash që i kishin akoma në banesë dhe që nuk ishin gjetur nga policia.

“Shyqyr që gjetën 80.000, jo lekët që kemi fshehur të tubi i sobës” – është shprehur Rozeta Dobi.

Pas përgjimit policia  zbarkoi në banesë dhe gjeti 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, mijë euro të tjera të cilat ishin të paketuara, të fshehura në tubin e aspirimit të sobës.

Paratë që nuk ishin gjetur ende nga blutë, do t’i përdorte Rozeta për të nxjerr Havierin nga burgu, pasi plani i të dyve ishte që fillimisht 23-vjeçari të merrte përsipër fajin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu