“Më prit dy muaj” Zbulohen letrat që djali i pastrueses i dërgoi babait dhe partneres: Mamit nuk ja fal

0
Gjigandi

Havier Dobi dhe nëna e tij Rozeta Dobi u lanë ditën e sotme në “arrest me burg” nga gjykata për shkak se akuzohen për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesat ku Rozeta punonte si pastruese.

Ditën e sotme është bërë publike një letër e shkruar nga 23-vjeçari Havier Dobi, për babanë e tij. I riu, fajin ia ka lënë nënës së tij duke thënë se nuk ia falë kurrë veprimin që ka bërë.

“Babi im i dashur jam shumë mirë mos u bëj merak, duhet të jesh shumë i qetë. E mora letrën që më kishe mu mbushën sytë me lot. Mu shkatërrua zemra. Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka më nxjerrësh të lutem. Jam bërë si mos më keq nuk e dua veten time, më vjen të vras veten po të lutem bëj çdo gjë nuk rri dot më, dhe mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë, kurrë. Mos u bëj merak. Ju dua shumë ty babin dhe Ilirën do dal vetëm për ju”, thuhet në letër.

Përpos letrës për babain 23-vjeçari ka shkruar edhe një letër për të dashurën e tij nga qelia. Ai i kërkon partneres të cilës i drejtohet me fjalën “Nuçe” ta presë për dy muaj, pasi pas kësaj periudhe kohë ai do të dalë nga qelia.

“Nuçja ime, dashuria ime, jeta ime, bota ime. Sot unë do dal në gjyq për shkak të atij muhabetit që jam këto dhe do jem maksimumi dy brenda. Pas dy muajsh do dal me arrest shtëpie. Përgjatë këtyre dy muajve dua të jesh më e fortë, me durim, kurajo dhe më e fortë pavarësisht se unë jam këtu por me shpirt e zemër jam me ty. Dua të më presësh dy muaj. Do të bëj gjithçka që të jem afër teje. Të dua shumë me shpirt e zemër jeta ime. Nuçja ime, do të më marrë malli shumë”,  shkruan Havieri.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu