Vihet në pranga një 25-vjeçar i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës

0
Gjigandi

Pas disa muajsh hetime nga seksioni i Narkotikëve, policia bën me dije se ka bërë të mundur realizimin e operacionit të koduar “Qereka”, ku në pranga është vënë një 25-vjeçar, banues në Tiranë, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë periudhës hetimore, janë sekuestruar 3,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se ky shtetas e ka siguruar në Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari, pasi siguronte në Krujë, lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, e shpërndante më pas në doza, në zonat e Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

RonaTyra

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu