Duhet të paraqitej në SPAK, por nuk shkoi, Berisha: Nuk ka bandit në Shqipëri as në botë të më imponojë mua

0
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të shkojë këtë të hënë në SPAK për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Në një prononcim për gazetarët nga kryesia e Kuvendit, ai tha se askush nuk mund ta imponojë atë.

“Përderisa Kushtetuta është në fuqi nuk ka bandit në Shqipëri as në botë që mund të më imponojë mua që të shkel Kushtetutën. Kjo është e thjeshtë. Kaq”, u përgjigj shkurt Berisha.

Por çfarë parashikohet nga ligji tani qëi Berisha nuk pranon të paraqitet përpara policisë gjyqësore?

Sipas nenit 231 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet kur ka shkelje të masave të sigurimit, gjykata mund të vendosë një masë tjetër me të rëndë. “1. Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes. Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një masë ndaluese, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese”, thuhet në nenin 231 të Kodit të Procedurës Penale.

RonaTyra

Konkretisht masat qe konsiderohen më të ashpra dhe që mund të jepen ndaj Sali Berishës janë arrest në shtëpi ose shoqërim me forcë, ndërkohë që arresti me burg ndaj ish-kryeministrit nuk është i mundur për shkak të moshës së tij. Por a do t’i ashpërsojë GJKKO qëndrimet ndaj Sali Berishës, nëse ky i fundit refuzon paraqitjen vullnetarisht përpara organeve të drejtësisë? Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi është pas hekurave, pasi gjykata mori masën e ‘arrestit me burg’ ndaj tij, po për këtë çështje.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu