Është vetëdorëzuar mbrëmjen e së martës në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.2 në Tiranë, ish-efektivi i policisë Arbër Sula, i cili qëlloi me armë për vdekje të riun Jurgen Duka.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Arbër Sula, ishte jashtë shërbimit, kur më 14 dhjetor, pas një konflikti të momentit, nxori armën dhe qëlloi ndaj Dukës, në një debat që u zhvillua për radhën se kush do të paguante në market.
Plumbi rezultoi fatal për Jurgen Dukën, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Arbër Sula menjëherë u largua nga marketi në rrugën “Irfan Tomini” dhe për rreth 3 muaj qëndroi në arrati. Për të, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë, arrest me burg.