Vështirësohet shitja e Newcastles – Arabia Saudite anulon licencën e beIN Sports

0
Gjigandi

Shitja e Newcastle United është vështirësuar edhe më shumë, pasi Arabia Saudite ka anuluar licencën e beIN Sports, që ka të drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshje të Ligës Premier në Lindjen e Mesme.

Kjo nënkupton se kompania që drejtohet nga Amanda Staveley, me 80% të aksioneve të ‘Public Investmend Fund’, me pronarin e tyre Mohammad bin Salman që mund të blejë klubin që është nën pronësi të Mike Ashlyet, askush në Arabi nuk do të mund t’i shikojë ndeshjet e tyre.

Muajin e kaluar, organizata ‘World Trade’ që merret me të drejtat autoriale, kishte publikuar një raport se ndeshjet e Ligës Premier po transmetoheshin në mënyrë ilegale në Arabinë Saudite me beIN Sports që e lejonte atë gjë.

Por, Bin Salaman kishte reaguar duke mohuar akuzat dhe shpreson që kjo gjë nuk do të ndalojë atë në blerjen e Newcastles.

Por, me anulimin e kontratës së transmetuesit të famshëm, gjërat janë vështirësuar edhe më shumë se Princi që ka nj pasuri mbi 260 miliardë euro, mund të mos arrij blerjen e Magpies.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu