Nxënësit e shkollave fillore të Podujevës dhe OJQ “Toka” kanë vendosur një minibiblotekë në sheshin e qytetit të kësaj komune.
“Merr një libër, lër një libër”
i është bashkuar edhe nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu.
“Nismës së nxënësve të shkollave fillore të qytetit dhe OJQ-së “Toka”, për vendosjen e minibibliotekës në sheshin e qytetit, me motivin ” Merr një libër, lër një libër” iu bashkua nënkryetarja e komunës, Marigona Lahu me dhurimin e librit autobiografik të fitueses së çmimit Nobel për Paqe, Malalës, zërit të luftëtares trime, e cila lufton për arsimimin e vajzave pakistaneze”
, thuhet në njoftim.
Lahu i ka ftuar nxënësit të vazhdojnë me iniciativa të tilla.
“Nënkryetarja Lahu i siguroi iniciatorët për përkrahje të vazhdueshme të qeverisjes komunale dhe i ftoi nxënësit të vazhdojnë me iniciativa të nxitjes së nxënësve dhe qytetarëve për lexim të vazhdueshëm që i kontribon edukimit qytetar!”,
ka thënë Lahu.