Klubi italian ka konfirmuar se është në bisedime me Arsenalin që ta mbajë mesfushorin armen
Henrikh Mkhitaryan mund ta vazhdojë eksperiencën romake edhe për një vit.
Mesfushori armen është i huazuar këtë sezon në klubin italian nga Arsenali.
Por, Roma është e interesuar ta mbajë futbollistin ofanziv edhe për një vit.
Klubi nga Serie A ka njoftuar se e ka arritur marrëveshjen preliminare për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit dhe Manchester Unitedit.
Me këtë rast, lojtari do të qëndronte në kryeqytetin italian edhe në sezonin 2020/2021.
Mkhitaryan i ka zhvilluar 19 ndeshje këtë sezon deri tash me Romën, duke i realizuar 6 gola.