Vendim i pazakontë te Schalke 04

0
Gjigandi

Bundesliga do të rikthehet me një ndeshje të fuqishme, derbin e Ruhrit Borusia Dortmund–Schalke 04. Në një periudhë të pazakontë edhe përqasja me futbollin është e pazakontë dhe diçka e tillë ka ndodhur tek minatorët e Schalkes, me anëtarin e bordit drejtues Jochen Schneider që ka bërë të ditur se asnjë nga lojtarët apo stafi teknik nuk është i detyruar të vijojë punën.

Periudha e karantinës e shoqëruar me seancat stërvitore është zbatuar sipas rregullave, ndërkohë që për drejtorin sportiv gjithçka është bërë në grupe të vogla futbollistësh dhe trajnerësh. “Të gjithë jemi të lumtur që u rikthyem në stërvitje dhe është një kënaqësi që u ritakuam, tha Schneider për shtypin. Kam folur me lojtarët në grupe të vogla që në fillim të javës dhe i bëra të ditur që pjesëmarrja në stërvitje, por edhe në ndeshjet zyrtare, është fakultative gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Asnjë nuk është i detyruar të fillojë aktivitetin”, u shpreh drejtori sportiv.

Gjithashtu tek Schalke i është dhënë e drejta lojtarëve që në rast se ndjejnë kërcënimin se mund të infektohen me virusin Covid-19, atëherë mjafton një lajmërim tek drejtuesit dhe më pas mund të largohen pa asnjë penalitet. Në dispozicion të lojtarëve janë trajneri David Wagner, koordinatori i skuadrës Sascha Riether dhe psikologu i klubit Sascha Lense.

I pyetur nëse ndonjëri nga futbollistët ose anëtarët e stafit teknik ka kërkuar që të largohet drejtori sportiv i Schalkes Jochen Schneider bëri të ditur që nuk ka patur asnjë kërkesë. Të shtunën e 16 majit Schalke luan sfidën më të zjarrtë të sezonit, ndërsa objektivi për blutë është të sigurojnë pjesëmarrjen në Europa League.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu