Vëllezërit e njohur Balla tashmë po thyejnë një tjetër rekord. Ata kanë mahnitur publikun e “Tu si que vales” në Itali. Suksesi për djemtë shqiptarë vijon. Ata të dy pas “America’s Got Talent”, morën sërish një tjetër vëmendje.
Më herët, Arnoldi tha se: “Ne që në momentin që krijuam kompaninë tonë dhe filluam me shfaqjet private në Europë fillimisht po na ecte shumë mirë dhe me talentin tonë kuptuam se nuk ishim për institucionet shqiptare ku t’i presin krahët dhe t’i mbyllin dyert. Por jemi për evente ndërkombëtare dhe filluam të bëjmë shfaqje. Pas Europës emri jonë u bë shumë i dëgjuar, deri në Amerikë. Ftesa për në “Amercia’s Got Talent” na u bë që në vitin 2019 por për shkak të pandemisë u shty për një moment të dytë që ishte këtë vit. Kemi kaluar eksperiencën më të mirë të jetës dhe nuk mendoj se kemi për të marrë eksperiencë dhe arritje më të madhe.”
Gjithashtu, ai shtoi se t’i bësh përshtypje Simon Cowell, është diçka shumë e madhe. “T’i bësh përshtypje Simon duhet të jesh shumë i arrirë. Të gjithë e dimë se sa i vështirë është ai. Dhe në momentin që ai u ngrit në këmbë për performancën tonë do të thotë se ia kemi arritur qëllimit dhe po e përfaqësojmë Shqipërinë më së miri”, theksoi ai.