Vaterpolisti i Dinamo së Bukureshtit, Andrej Dragiçi (23 – vjeç), ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes me rivalin e qytetit Rapidin.
Pasoi një tentativë për reanimim, mjekë, lojtarë, të gjithë u përpoqën ta ringjallin, por nuk ia dolën.
“Dinamo është e trishtuar për lajmin e tmerrshëm.
Pak para mesditës, në ndeshjen e Superligës ndërmjet Rapidit dhe Dinamos, Andrej është ankuar për probleme shëndetësore.
Dinamo i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, ne do t’u japim të gjithë mbështetjen e mundshme”
, thuhet mes të tjera në njoftimin e klubit.