Avokati i Popullit: Të përmirësohen kushtet pranë komisariateve

0
Avokati i Popullit: Të përmirësohen kushtet pranë komisariateve
Gjigandi

Një i arrestuar për dhunë ndaj nënës së tij,  Arben Mici , 26 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit të vënë në komisariatin numër 5 në Kamëz. I asfiksuar nga tymi ka mbetur Hajredin Boja, me detyrë efektiv policie në komisariatin e Kamzës, ndërsa Dilaver Idrizi 62-vjeç i cili dyshohet të jetë dhe autori i kësaj zjarrvënieje ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar Avokati i Popullit. Përmes një njoftimi, ka bërë thirrje për përmirësim të kushteve të paraburgimit.

“Nisur nga kjo ngjarje Avokati i Popullit, për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë njësive policore në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombetarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare”.

Më specifikisht

“Avokati i Popullit thotë se ka rekomanduar masa mbi ndërtimin e ambienteve të sigurisë, mjediseve të veçanta për të miturit, pajisjen me orendi bazë, pajisjen me sistem ngrohjeje për stinën e ftohtë, pajisjen me sistemin e sinjalizimit me zile për raste emergjente, pajisjen me sistemin e monitorimit me kamera, si dhe kushte të tjera”.

RonaTyra

Reagimi i plotë i avokatit të popullit:

Nga informacionet e marra, mësohet se si pasojë e një zjarri me origjinë të paqartë në Komisariatin nr.5 në Tiranë, kanë pësuar dëmtime shtetasit e ndaluar A. M., D. I., si dhe punonjësi i policisë H. B. Sikurse është bërë e ditur nga njoftimet zyrtare, shtetasi A. M., i cili ishte person i ndaluar në mjediset e këtij komisariati, ka ndërruar jetë në spital.

Avokati i Popullit u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe shërim të shpejtë shtetasve të dëmtuar. Nisur nga kjo ngjarje Avokati i Popullit, për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë njësive policore në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombetarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare. Në rekomandimin më tē fundit të Avokatit të Popullit për Komisariatin nr. 5 të Policisë së Tiranës, i dërguar në qershor 2021, i është mëshuar pikërisht nevojës për plotësimin e kushteve normale në këto ambiente, për parandalimin e ngjarjeve analoge me këtë të mbrëmjes së sotme, e cila fatkeqësisht në këtë rast rezultoi fatale.

Më specifikisht Avokati i Popullit ka rekomanduar masa mbi ndërtimin e ambienteve të sigurisë, mjediseve të veçanta për të miturit, pajisjen me orendi bazë, pajisjen me sistem ngrohjeje për stinën e ftohtë, pajisjen me sistemin e sinjalizimit me zile për raste emergjente, pajisjen me sistemin e monitorimit me kamera, si dhe kushte të tjera. Rekomandimi i plotë gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit nënvizon që rekomandimet e përpiluara prej tij drejtuar institucioneve të shtetit shqiptar, nuk kanë qëllim tjetër përveçse përputhjen e standardeve faktike me angazhimet e marra nga shteti shqiptar në raport me grarantimin e të drejtave të njeriut, përfshirë këtu ato të qytetarëve që vuajnë dënime në institucione penitenciare apo janë të ndaluar në njësi policore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu