Një 51-vjeçare nga Korça, Albana Saliçe humbi jetën në rrethana të paqarta mëngjesin e datës 8 maj.
Gruaja gjeti vdekjen ne banesë pak orë, pasi kishte marrë mjekim në urgjencën e spitalit të Korçës ndërsa familjarët akuzojnë bluzat e bardha për mjekim të pakujdesshëm.
Rreth orës 3 të mëngjesit familja Saliçe kishte telefonuar shërbimin e urgjencës për shkak se 51-vjeçarja nuk ishte ndjerë mirë ndërsa ajo u transportua me ambulancë në spital ku ju nënshtrua kontrolleve mjekësore.
Vetë shefi i urgjencës Çelnik Fetallari i ka bërë disa ekzaminime 51-vjeçares duke vënë në dijeni bashkëshortin e saj se bëhej fjalë për anemi. Pas mjekimit çifti Saliçe janë dërguar në banesë rreth orës 5 të mëngjesit.
Sipas Edison Saliçes ata kanë shkuar për të fjetur por kur ai ka tentuar ta zgjojë bashkëshorten në orën 8 ka qenë e pamundur pasi ajo kishte ndërruar jetë ndërsa akuzon mjekët për pakujdesi dhe mjekim të gabuar
Nga ana e tij mjeku Çelnik Fetallari ka deklaruar para uniformave blu se 51-vjeçarja ka shkuar në urgjencë për të marrë mjekim pasi nuk ndihej mirë me dhimbje gjoksi dhe pasi ju bene kontrollet u largua për në banese. Mësohet se shefi i urgjencës ka mohuar qe pacientes t’i jenë bërë injeksione siç kanë pretenduar familjarët. Deri tani dyshimet paraprake për vdekjen e 51-vjeçares lidhen me problemet kardiake./