Familja, miqtë dhe fansat janë në zi për humbjen e këngëtarit britanik, Tom Parker.
Pas një beteje me kancerin e trurit që u diagnostikua për herë të parë në tetor të vitit 2020, Parker, i cili ishte anëtar i grupit “The Wanted”, vdiq më 30 mars.
Lajmi u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, Kelsey Hardwick, ndërkohë që ishte vetëm 33-vjeç.
Tom Parker (Foto: Getty Images)
“Me pikëllim të thellë konfirmojmë se Tom ndërroi jetë herët sot i rrethuar nga familja e tij”, tha ajo në postimin e bërë në rrjete sociale.
“Zemrat tona janë thyer, Tom ishte qendra e botës tonë dhe nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen e tij dhe praninë energjike. Faleminderit të gjithëve që e kanë mbështetur dhe janë kujdesur për të gjatë gjithë kohës, ai luftoi deri në fund. Do të jem gjithmonë krenare me ty”, vijon tutje postimi.
Tom Parker (Foto: Getty Images)
Në tetor 2020, ylli ndau lajmin e diagnozës së tij me glioblastoma të fazës së katërt pasi filloi të përjetonte konvulsione.
Përveç gruas, Tom ka lënë pas vajzën e tij dy-vjeçe, Aurelia, dhe djalin 16 muajsh, Bodhi.
/abc24.al/
Tom Parker (Foto: Backgrid)