Bota e sportit është në zi sot.
Ka vdekur në moshën 26 vjeçare ish-kampioni i botës i patinazhit në linjë, Riccardo Passarotto.
I ndjeri ishte viktimë e një aksidenti rrugor në Rovigo, ku po jetonte me të dashurën e tij, Giulia.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Il Gazzettino”.
Ish-garuesi i sportit të patinazhit kohëve të fundit ishte bërë një përgatitës atletik dhe një body-builder.
Ai u përplas me motorin e tij në një kontroll betoni të Enel në rrugën e Rovigos.
Ai u dërgua menjëherë në spital në spital, ku u shtrua nën kujdesin intensiv, por që fatkeqësisht nuk ia doli.