Një ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur brenda ambienteve të portit Durrësit, ku humbi jetën një 19-vjeçar i cili punonte si punëtor ngarkim-shkarkimi, Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona.
Ato akuzohen se nuk zbatuan rregullat e mbrojtjes në punë pasi viktima u aksidentua me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme.
Një nga të arrestuarit është R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.
Ndërsa dy shtetasit e tjerë janë N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë dhe B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ky është një ndër rastet e shumta ku punëtorët kanë humbur jetën në vendin e punës.