Vdekja e Floyd-it, dëshmia: Polici e njihte, ishin zënë!

0
Gjigandi

Një ish-koleg që kishte punuar me George Floyd-in dhe agjentin e policisë Derek Chauvin në një klub nate në Minneapolis thotë se të dy ata kishin pasur asokohe përplasje, dhe kjo sipas tij, lidhet shumë me agresivitetin e skajshëm të treguar nga efektivi.

David Pinney ka punuar me të dy në El Nuevo Rodeo vitin e kaluar. Sipas tij, Chauvin ishte treguar shume agresiv edhe me disa drejtues të klubit, e për këtë arsye kishte fërkime me Floyd. Pronarja e klubit, Maya Santamaria, e ka konfirmuar dhe ajo se dy burrat kishin punuar si truproja.
“Chavin kujdesej për sigurinë tonë jashtë orarit të vet zyrtar përgjatë 17 viteve që kemi qenë hapur si biznes”, ka thënë ajo. Sipas Santamarias, polici merrte zjarr shpejt dhe kishte tendencën e ekzagjerimit në situata të caktuara.
Miq e të afërm shprehën nderimet e fundit për George Floyd në një ceremoni private mortore në Hjuston, dy javë pasi ai vdiq nën arrest. Pas ceremonisë, policia e Hjustonit shoqëroi kortezhin deri në qytezën Pearland, ku trupi i tij do të prehet pranë nënës së tij. Bashkia e Hjustonit u ndriçua me drita të kuqe e të verdha, ngjyrat e ekipit sportiv të shkollës së tij të mesme ku ai ishte një atlet i njohur.
Qytete të tjera si Los Anxhelosi, Bostoni, Las Vegasi e Nju Jorku po ashtu u ndriçuan në ngjyra në kujtim të 46-vjeçarit që ka rizgjuar thirrjet për ndryshime rrënjësore.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu