Vanessa bllokon faqet e fansave të Kobe dhe Gianna Bryant në rrjetet sociale

0
Gjigandi

Janë bërë pothuajse gjashtë muaj që kur basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, kanë ndërruar jetë.

Tashmë, anëtarët e tjerë të familjes janë duke njoftuar për të rejat, teksa theksojnë se po mundohen të ecin përpara, shkruan Daily Mail. 
Në një postim në rrjetin social Instagram, Vannesa Bryant ka informuar ndjekësit, se ajo dhe vajza e saj kanë bërë disa veprime në profilet e të ndjerëve.
Ajo kishte shpjeguar se i është dashur që të bllokojë profilet e Kobe dhe Gianna në rrjetet sociale, pasi fotografitë e tyre po i bëjnë të ndihen në siklet.
“Faleminderit për të gjithë dashurinë. Natalia dhe unë, fatkeqësish kemi bllokuar profilet, sepse ka qenë e vështirë të jemi në rrjete sociale dhe të shohim në mënyrë konstante fotografitë e më të dashurve tanë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se në moshën 41 vjeçare, Kobe së bashku me Gigi, 13 vjeçare, humbën jetën në një aksident me helikopter së bashku me shtatë njerëz të tjerë.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu