Ushqimet që duhet të gjenden gjithmonë në frigoriferin tuaj

0
Gjigandi

Kur mendojmë se çfarë do të hamë na vijnë në mendje lloje të ndryshme ushqimesh. Disa prej tyre tashmë ndodhen në frigorifer ndërsa disa ne duhet t’i përgatisim ose të blejmë përbërësit. Por sipas dietologes Laura Burak nëse ne duam të hamë shëndetshëm, disa ushqime duhet të gjenden në shtëpi në mënyrë që të keni edhe opsione të ndryshme se çfarë do të hani, edhe vaktet tuaja të jenë më të lehta.

Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në frigoriferin tuaj:

Vezët

Një vezë ka përmban 78 kalori dhe është e pasur me vitamina, proteina, minerale dhe acide yndyrore të mira. Ju mund të bëni vezë të fërguara, sanduiçe të shëndetshëm dhe ushqime të tjera që do t’ju mbajnë të ngopur për orë të tëra.

Vezët janë një mundësi shumë e mirë për humbje peshe, gjë që konfirmohet edhe nga hulumtimet. Sipas një studimi të vitit 2014, njerëzit që hanin vezë për mëngjes ndjeheshin të ngopur më gjatë se ata që hanin bukë ose ushqime të tjera.

RonaTyra

Perime

“Sigurohuni që të keni gjithmonë disa perime në frigorifer, në mënyrë që t’i përdorni si një pjatë anësore për vezët e fërguara ose si një pjatë anësore në vaktet tuaja kryesore”, thotë ekspertja.

Hulumtimi i botuar në revistën Nutrients raporton se ngrënia e perimeve mund të kontribuojë në humbjen e peshës dhe një rrezik të reduktuar të shtimit të peshës në afat të gjatë.

Frutat e stinës

Herën tjetër kur të keni mall për diçka të ëmbël, zgjidhni ndonjë frut të stinës në vend të çokollatës ose ndonjë ëmbëlsirë tjetër që ka shumë sheqer dhe kalori.

Një studim i publikuar në PLOS Medicine theksoi përfitimet e të ngrënit të frutave për humbje peshe. Sipas rezultateve, konsumimi i rregullt i frutave kontribuoi në humbjen e peshës gjatë katër viteve

Ushqimet me përmbajtje të lartë proteinash

Kosi, gjiza dhe qumështi përmbajnë proteina të larat, ato janë zgjidhja më e mirë për t’i konsumuar në mëngjes, do t’iu mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju ndihmojnë të humbisni peshë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu