Urgjente rritja e kapaciteteve ushtarake, paralajmëron eksperti i sigurisë

0
Urgjente rritja e kapaciteteve ushtarake, paralajmëron eksperti i sigurisë
Gjigandi

Lufta Rusi-Ukrainë vijon dhe frika për përshkallëzimin e situatës në Evropë bëhet dhe më e prekshme. Në këto kushte janë disa masa që qeveria shqiptare duhet t’i marrë për të rritur sigurinë.

Ky ishte qëndrimi i ekspertit të sigurisë, Arben Çuko i cili sugjeroi rritjen e kapaciteteve ushtarake në mënyrë të menjëhershme.

“Fatkeqësisht kapacitetet tona operacionle dhe luftarake janë bazike,”

– u shpreh Çuko.

Sipas tij qeveria duhet të:

RonaTyra

Të riarmatosë ushtrinë

Të ndërtojë një plan minimalisht 10 vjeçar për rritjen e fuqisë ushtarake

Të ndryshojë strategjinë e sigurisë kombëtare dhe ushtarake

Të fusë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Të krijojë menjëherë forcat rezerviste

Ndërkohë, sa i takon qasjes së Serbisë në konfliktin Rusi-Ukrainë dhe bashkëpunimit Shqipëri-Serbi në Open Balkan, Arben Çuko deklaroi se Ballkani i Hapur duhet riparë për aq kohë sa Serbia është pozicionuar krah Rusisë dhe ka një qëndrim komplet të kundërt nga Shqipëria sa i takon luftës.

“U krijua hendeku. Ne jemi në dy. Ai është me rusin, ne jemi me Perëndimin. Duhet të kalojë një kohë, duhet sqaruar gjithçka,”

– u shpreh eksperti i sigurisë.

Sipas tij Shqipëria duhet të fokusohet te rritja e sigurisë, në të mirë të popullit dhe për të qenë pjesë dinjitoz në NATO.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu